
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë se nuk ka një strategji për prodhimin e naftës në Shqipëri.
Gjatë një takimi me naftëtarët në Fier tha se punëtorët e rafinerisë së Ballshit janë abuzuar nga shteti dhe kompanitë që i kanë shfrytëzuar.
Një naftëtar që ishte në takim denoncoi se nuk po bëhet mbyllja e puseve sipas procedurave të përcaktuara dhe kjo vë në rrezik pusin dhe ujin e zonës.
“Ne duhet të përdorimin fondet që marrim nga nafta , nga Bankersi dhe të shikojmë sesi mund të bëjmë rehabilitimin mjedisor”, tha ai.
Naftëtari shtoi se rafineria e Ballshit është në dorë të mafias.
“Nëse rafineria e Ballsjit nuk vihet në punë edhe me pushtet mbrapa edhe duke vjedhur atëherë kjo tregon që rafineria e Ballshit ka vdekur”, shtoi naftëtari.