Ambasadorja amerikane, Yuri Kim deklaroi se Shqipëria dhe SHBA-të kanë qendruar krah për krah njëri tjetrin në ditë të vështira.
Përmes një videomesazhi me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ajo u shpreh se dy vendet kanë shumë për të festuar.
“Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Dhe qoftë për katastrofa natyrore, COVID, apo kërcënime ndaj demokracisë, ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah!”
Kim u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve mishëron “atë që do të thotë të jesh partnerë, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë.“