Komisionerja e BE-së, Maria Gabriel inkurajoi krijimin e një platforme të përbashkët BE- Shqipëri për “shkëmbim midis universiteteve në Shqipëri dhe universiteteve evropiane”
E pranishme në tryezën e diskutimit tryezë të organizuar nga PD me dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, Gabrile mbështeti propozimin e PD-së për zhvillimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe arsimit profesional.
Gabriel u shpreh se BE duhet të vazhdojë mbështetjen për arsimin rpofesional.”Unë mendoj se këtu do të vazhdojnë në njërën anë tashmë veprimet tona për të mbështetur sektorin, por ajo që është e mirë është patjetër forcimi i kësaj gjëje”, u shpreh Gabriel.
Ajo tregoi se BE përmes skemave të granteve do të garantojë përfshirjen e të rinjve të Ballkanit Perëndimor në edukim.
Eurokomisionerja i bëri thirrje universiteteve shqiptare, studiuesve, ndërmarrjeve, organizatave kërkimore, të rrisin “përfshirjen e tyre në Programin Primar Evropian për Trajnimin dhe Zhvillimin e Karrierës së Studiuesve”.
Gabriel foli edhe për programin e ri të mbështetur nga vetë ajo për përfshirjen e grave në sipërmarrjet e teknologjisë, “EU Women Tech”.