Zbulohet mutacioni i 4-të i Covid19

Nga Exit News
Zbulohet mutacioni i 4-të i Covid19

Ministria e sShëndetësisë e Indisë njoftoi të mërkurën zbulimin e një variant i ri i koronavirusit, raportoi Reuters.

“Një variant i ri i koronavirusit u gjend në Indi. Ai nuk u zbulua në numër të mjaftueshëm personash për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë ose për të shpjeguar rritjen e shpejtë të rasteve”, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë për shtyp, të botuar nga Reuters.

Variantet e zbuluara deri më tani janë:

Mutacioni britanik — Mbretëria e Bashkuar (MB) identifikoi një variant të ri të quajtur B.1.1.7 , në vjeshtën e vitit 2020. Ky variant përhapet më lehtësi dhe më shpejt se variantet e tjera. Në janar 2021, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar raportuan se ky variant rrit shkallën e vdekshmërisë krahasuar me variantet e tjera.

Varianti afrikan — Në Afrikën e Jugut, një variant tjetër i quajtur B.1.351 u shfaq në fillim të tetorit, 2020.

Varianti brazilian — Në Brazil, u shfaq një variant i quajtur P.1 që u identifikua për herë të parë tek udhëtarët nga Brazili në Japoni, në fillim të janarit. Ky variant përmban një sërë mutacionesh shtesë që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për tu njohur nga antitrupat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>