Të enjten me 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Ndërsa pritet që pasdite partitë kryesore, PS dhe PD të nisin fushatën nga Tirana, krerët e partive kanë publikuar video në rrjetet e tyre sociale.
Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook:
“Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”.
Ai kërkon një mandat të tretë duke sjellë në kujtesë dy fatkeqësitë, tërmetin dhe pamdeminë. Rama premton se do të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar dhe do të rrisë pagat për qytetarët.
Ndërkohë Basha përmes një postimi në Facebook kërkon votën e qytetarëve në 25 prill.
Ai shkruan se 31 ditë na ndajnë nga ndryshimi.
“Së bashku do të fitojmë”