FSHF: Rrezikon të anullohet ndeshja Shqipëri-Angli

Nga Exit News
FSHF: Rrezikon të anullohet ndeshja Shqipëri-Angli

Ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, rrezikon të anulohet.

Shqetësimi u ngrit të enjten nga FSHF, e cila bëri me dije se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Federata publikoi edhe përgjigjen e protokolluar të Drejtuesit të Parë të Policisë, Rebani Jaupi.

Arsyeja kryesore, e cituar nga policia, ka të bëjë me faktin se biznese të ndryshme “kanë vendosur struktura permanente, hekuri, xhami dhe tenda të fiksuara, duke zënë hyrjet kryesore të tribunave, si dhe perimetrin e jashtëm të stadiumit, që cënon standardet e sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit”.

Shqipëri-Angli është parashikuar të luhet më datë 28 mars ora 18:00.

Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar,” – thotë në reagimin e saj FSHF.

Mbetet e paqartë se si do të veprohet dhe se çfarë zgjidhje mund të gjendet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>