Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi universitete me cilësi evropiane për shqiptarët në qeverisjen e tij.
“Një qeveri që mendon për ju dhe j’ua bën më të lehtë, më të mundur arsimimin cilësor dhe punësimin. Universitete në Shqipëri me cilësi europiane, programe shkëmbimi në universitete europiane”, u shpreh Basha në një takim me banorët e njësisë 8, të premten.
Basha i kërkoi qytetarëve të votojnë për opozitën për të bërë të mundur ndryshimin: “Kjo është betejë për ndryshim, nuk është thjesht betejë për zëvendësim, është betejë për ndryshim”.
Ai fajësoi qeverinë për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve shqiptare: “Për shkak të keqqeverisjes të shkojnë me lista dhe me varfëri, si kurrë më parë në 2021”.
“Në sytë e tyre [qytetarëve] duket qartë shpresa dhe gëzimi për ndryshimin që po vjen, por gjendja është shumë e vështirë”, u shpreh Basha.