Masat izoluese për parandalimin e Covid-19 ndikuan në uljen e rasteve të gripit, raporton Politico.
Por sipas ekspertëve kjo mund të ketë një ndikim negativ për të ardhmen. Sipas tyre kjo do të ul efektivitetin e vaksinave aktuale kundër grupit.
Shkalla e shtrimit në spital për sezonin e gripit 2020-21 ishte vetëm 0.7 për 100,000 njerëz, më e ulta ka qenë që kur Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve filluan të mbledhin të dhëna të tilla në 2005.
Ekspertët e shëndetit publik janë të lehtësuar që Shtetet e Bashkuara shmangën një fluks të gripit sezonal.
Por nivelet e ulëta të gripit kanë lënë ekspertët me një grumbull shumë më të vogël të dhënash të përdorura për të parashikuar se cilat lloje gripi do të mbizotërojnë dimrin e ardhshëm – duke rritur shanset që vaksina e gripit 2021-22 të jetë më pak efektive se normale.