
Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është shtruar në spital pas infektimit me koronavirus.
Sipas mediave, Sejdiu është shtruar së bashku me të shoqen, pasi dhe kjo e fundit është prekur nga Covid19.
Mjekët raportojnë se gjendja e tyre është e qendrueshme dhe se po marrin terapinë e duhur kundër këtij virusi.
Deri më tani, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 86.194 raste.