Në sheshin ‘Skënderbej’ do të krijohet një qendër vaksinimi kundër COVID-19 që do të jetë funsksionale duke nisur nga dita e hënë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau në Facebook momente nga vendosja e çadrave në shesh.
Ajo njoftoi se do të ngrihen dy çadra me nga 10 vende vaksinimi secila.
Objektivi – tha ministrja – do të jetë 10 deri në 15 mijë vaksina në ditë në të gjithë vendin “që të arrijmë planin ambicioz për të mbyllur vaksinimin në 14 muaj”.
“Nesër në sheshin ‘Skënderbej’, do të jenë edhe mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, në ndihmë të personelit shëndetësorë”, tha Manastiliu.
Vaksinimi do të vazhdojë në stadiumin Air Albania dhe në qendrat shëndetësore për të moshuarit mbi 80 vjeç ndërsa ata nga mosha 75-80 do të vaksinohen në sheshin Skënderbej.
Lidhur me procesin, Manastirliu tha se të moshuarit do të njoftohen nga mjeku i familjes mbi vendin, datën dhe orën e vaksinimit ndërsa për ata që nuk kanë një mjek familjeje duhet të hyjën në portalin e-albania për të bërë kërkesën për mjek familjeje dhe jetë ky i fundit që do njoftojë qytetarin se kur do t’i vijë radha për t’u vaksinuar.
Objektivi ynë 500 mijë vaksinime deri në qershor dhe jemi të dedikuar për ta bërë këtë gjë”, shtoi Manastirliu.