Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka biseduar të shtunën me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor për furnizimin me vaksina kundër koronavirusit të rajonit.
Von der Leyen përmes disa postimeve në Twitter në gjuhën e secilit vend shkroi se KE do të ndihmojë vendet të vaksinojnë ekipet mjekësore dhe personat e rrezikuar.
Ajo nuk njoftoi sasinë e dozave dhe afatin kohor. Por Kryeministri Edi Rama pas bisedës me Von der Leyen njoftoi se KE do të sjell rreth 600 mijë doza të Pfizerit në rajon.
Bazuar në nismën e Covax Kosova pret të marri 100, 800 dozat e para të AstraZeneca. Ndërs Shqipëria pret të marër mbi 300 miojë doza.