Turistët që do të vizitojnë vendin tonë në sezonin turitik nuk do të kenë nevojë për pasaportën e vaksinimit.
“Nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët”, u shpreh Kryeministri Edi Rama për gazetarët gjatë vizitën së tij në qendrën e vaksinimit në Sheshin “Skenderbej”, të dielën.
Vendimi i Shqipërisë bie ndesh me detyrimin e vendosur nga Bashkimi Evropian për paraqitjen e një pasaporte ku të tregohet rezultati i testit Covid, ose rezultatii testit të antitrupave, ose data e vaksinimit.
Në vend ka nisur vaksinimi masiv me vaksina e Pfizerit, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.