Vaksinat nuk e ndalojnë plotësisht transmetimin e Covid19

Nga Exit News
Vaksinat nuk e ndalojnë plotësisht transmetimin e Covid19

Vaksinat kundër Covid-19 nuk e parandalojnë plotësisht transmetimin e virusit, u shpreh Anthony Harnden, nënkryetar i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin, (JCVI), në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u shpreh për BBC-në se vaksinat e ulin transmetimin me 50%, por  njerëzit e vaksinuar ende mund të marrin virusin dhe ta përhapin atë tek të tjerët.

Sipas The Guardian, eksperti britanik shtoi se:

“Rezultatet e marra nga Instituti i Shëndeti Publik në Britani dhe nga rezultatet e vaksinës Oxford/AstraZeneca vaksinat parandalojnë transmetimin. Por ato nuk e parandalojnë plotësisht atë. Rezultatet janë ende duke u llogaritur, por është në nivelin e 50% të ofrimit të mbrotjes.

Pra, do të ketë ulje të transmetimit, pa dyshim fare, por është ende e mundur, edhe pse jeni vaksinuar, të mos infektoheni, të mos keni asnjë simptomë dhe të mos e transmetoni atë tek të tjerët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të gjithë ata që vaksinohen të zbatojnë ende rregullat”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>