Rama shfrytëzon nisjen e vaksinimit dhe kontratat e rindërtimit për fushatë elektorale

Nga Exit News
Rama shfrytëzon nisjen e vaksinimit dhe kontratat e rindërtimit për fushatë elektorale

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar nisjen e procesit të vaksinimit mbi moshën 70 vjeç dhe me dorëzimin e 10 kontratave për banesat në Kombinat, për fushatën e tij zgjedhore. Rama, të dielën vazhdojë propagandën e tij duke sulmuar opozitën:

“Fatmir Mediu hodhi në erë kushedi se sa shtëpi atje. Tym Idrizi kur ishte drejtor i doganës kishte bërë një shkallë hekuri për të dalë nga shtëpia se e prisnin borxhlinjtë tek dera e pallatit.

Mesila maksimumi mund tju djegi ndonjë palmë dhe tju sjelli atë Xhaferrin e Durrësit të përmirësojë cilësinë e diellit”.

Në fund, pasi lavdëroi punët e qeverisë së tij, ai i kërkoi qytetarëve të votojnë PS-së derisa të gjejnë dikë tjetër që të bëj punët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>