Partia Demokratike, PD ju përgjigjë akuzave të kryeministrit Edi Rama për aktivitetin e hapjes së fushatës zgjedhore nga PD, më 25 mars, në sheshin ‘Skenderbej’.
“Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve
Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”, shkruhet në postim e PD-së në Facebook.
Rama në mënyrë të vazhdueshme ka akuzuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha se aktivitetet e tij mund të përhapin koronavirusin.
Të dielën në mëngjes, Rama sulmoi PD-në, duke u shprehur se:
“Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi”.