Shqipëria ka marrë 38 400 doza vaksiash përmes nismës së BE-së, Covax, njoftoi Delegacioni i BE-së në Tiranë, në Tëitter, të dielën.
Ndërkohë gjatë javës në vijim priten edhe mbi 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Shqipëria duhet të marrë rreth 380 mijë doza AstraZeneca përmes kësaj nisme.
“77 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit janë shpërndarë në 54 vende nga 1 dhjetor 2020 deri në 25 mars 2021. BE do të sigurohet se kushdo që ka nevojë do të vaksinohet”, njofton delegacioni i BE-së.