Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shpalli të hënën “Dëshmor të Kombit”, 32 vjeçarin Arjan Sala.
Vendimi vjen një ditë pasi qeveria njoftoi se do të shpallë Salën “Dëshmor të Atdheut”, pasi ai dha jetën gjatë shpëtimit të punonjësve të magazinës.
Trupi i pajetë u nxorr nga magazina 3 ditë pas rënies së zjarrit. Familjarët u shprehën se mungesa e mjeteve të zjarrfikëseve shkaktoi humbjen e jetës së Salës.