Katër efektivë policie të Shishtavecit u arrestuan sot, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Shefi i Policisë së Shistavecit Agim Berisha dhe tre inspektorët Agron Nela, Mursel Memishaj dhe Mirel Dalaci, dy ditë më parë, lejuan kalimin e një automjeti që transportonte rreth 17 ton kafe kontrabandë, në pikën kufitare të Shishtavecit.