Kanadaja ndaloi vaksinimin e qytetarëve nën moshën 55 vjeç me vaksinën e ASTRAzeneca pas shqetësimeve për bllokimin e enëve të gjakut, sipas The Guardian.
Komiteti Kombëtar i Vaksinave rekomandoi ndalimine përkohshsmë të vaksinës për efekte sigurie.
Zëvëndës drejtori i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit u shpreh se rekomandimi i ri erdhi pasi të dhënat e reja në Evropë tregojnë se mundësia e bllokimit të enëve të gjakut nga vaksina është një në 100 mijë, në krahasim me një në 1 milionë që ishte më parë.
Shumica e të vaksinuarve në Evropë, të cilët kanë zhvilluar këtë sëmundje pas vaksinimit me AstraZeneca ishin gra të moshën nën 55 vjeç.
Drejtuesi i taskë forcës së administrimit të vaksinës në Mnaitoba u shpreh se bllokimi i enëve të gjakut ndodh 4 deri në 20 ditë pas kryerjes së vaksinës. Simptiomat janë të ngajshme me një atak kardiak.
AstraZeneca u miratua për përdorim në më shumë se 70 vende të botës. Që prej prodhimit të saj dhe nisjes së shpërndarjes kompania ka hasur shumë vështirësi.
Në fillim me akuzat për mos plotësim të kontratës së furnizimit me BE-në. Më pas me pezullimin në të gjithë BE-në për shkak të bllokimit të enëve të gjakut dhe së fundmi rezultatet e publikuara në SHBA tregojnë se vaksina ofron një mbrojtje të ulët ndaj virusit në krahasim me të dhënat e publikuara nga vetë kompania.