Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi të mërkurën se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19 525 persona.
Nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë kryer 138 846 vaksinime, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Të mërkurën u vaksinuan qytetarë në Tiranë, Shkodër dhe Koplik.
Po të mërkurën kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka siguruar dhe 50 mijë doza të tjera të AstraZenecas.
Shqipëria është ka marrë vaksina nga Pfizer, AstraZenevca, Sinopharm dhe Sputnik V.