Përfaqësuesit e Nismës Thurje Endrit Shabani dhe Pano Soko prezantuan të mërkurën programin legjislativ të Nismës Thurje.
Ata prezantuan 33 projektligjet “që synojnë të nisin transformimin e sistemit politik në Shqipëri, duke i dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar”.
Më poshtë sjellim disa nga këto projektligje:
- Tërheqja e Përfaqësimit
- Peticioni zyrtar (e drejta e popullit për të dnikuar në punimet e parlamentit, që parlamenti të flasë për problemet e qyetarëve)
- Asambletë Kombëtare (ide që vjen nga vendet demokratike, koncepti i Asamblesë Kombëtare është që të zgjidh krizat kombëtare, për tja hequr nga dora partive politike që të prodhojnë kriza)
- Demokratizimi i Partive Politike
- Juria në gjyqëspr (synon plotësimin e reformës në drejtësi, rikthimin e traditës së jurisë, që qyetarët e zakonshëm të marrin vendime)
- Konkurenca (politikat anti trust, ndalimi i krijimit të monopoleve)
- Kodi elektoral proporcional kombëtar me lista të hapura (numërim i votave në mënyrë elektronike)
- Pavarësia e mediave ( duke thyer monopolet në media, pjesëmarrja në pronësinë e mediave të jetë solidare, që ato të mos përdoren)