Qeveria zgjat vlefshmërinë e pasaportave deri më 30 prill

Nga Exit News
Qeveria zgjat vlefshmërinë e pasaportave deri më 30 prill

Personave që iu skadon pasaporta deri në datën 25 prill do të kenë mundësi të votojnë, pasi qeveria ka zgjatur vlefshmërinë e tyre deri me datë 30 prill.

Me vendim të Këshillit të Ministrave vendimi ka hyr në fuqi që nga e mërkura.

VKM
VKM

Skadimi i mjeteve të identifikimit u kthye në një problem për votuesit.

Janë rreth 800 mijë qytetarë shqiptarë të cilëve iu ka skaduar karta e tyre e identitetit dhe në këtë mënyrë rrezikonin të mos kenë mundësi që të marrin pjesë në zgjedhje.

Shoqata Diaspora për Shqipërinë e Lirë, nëpërmjet një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kërkoi pak javë më parë, informacion për afatet e konfirmimit të kërkesës së tyre për regjistrimin e adresës në E-albania.

Shoqata Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkoi zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së mjeteve të tyre të identifikimit me qëllim që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të njëjtën kërkesë e ka bërë dhe opozita  dhe presidenti Ilir Meta.

Në një kërkesë dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruci, kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Meta tha se “kjo kërkesë vjen pas shqetësimit të ngritur nga shoqëria civile”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>