Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se 6 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.
Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 2 899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar
8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç.
Statistika (1 Prill 2021)
Raste të reja ditore 349
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 279
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2899
Testime totale 561,820
Raste pozitive 125,506
Raste të shëruara 91,875
Raste Aktive 31,390
Humbje jete 2241
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21928
Fier 2554
Durrës 1283
Gjirokastër 1247
Shkodër 1198
Vlorë 965
Korçë 758
Elbasan 360
Lezhë 331
Kukës 359
Dibër 325
Berat 82