Një 31-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, të premten për grabitjen e një farmacie në rrugën “Llazi Miho”. Gjithashtu, policia njoftoi se për të njëjtë ngjarje ka shpalur një person në kërkim dhe ka proceduar 3 të mitur në gjendje të lirë.
Policia bën me dije se 31-vjeçari me inicialet F. G., personi i shpallur në kërkim me inicialet A. K, dhe tre të miturit, “në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë marrë një shumë parash në farmacinë e shtetasit M. T., disa sende në një kioskë si dhe një shumë parash në bar-bilardon e shtetasit V. H”.