Humbin jetën 36 persona si pasojë e përplasjes së trenit në Tajvan

Nga Exit News
Humbin jetën 36 persona si pasojë e përplasjes së trenit në Tajvan

36 njerëz mbetën të vrarë dhe rreth 70 të bllokuar në rrënoja, pasi një tren në Tajvan doli nga shinat në dhe goditi një kamion.

Përplasja që ndodhi të premten, plagosi më shumë se 40 pasagjerë.

Është katastrofa hekurudhore më e rëndë e ishullit në të paktën katër dekada, raporton Retuters.

Treni  po dërgonte nga Taipei në Taitung  turistë dhe njerëz që po shkonin në shtëpi. Ai doli nga shinat në veri të Hualien në Tajvanin lindor, tha departamenti i zjarrfikësve.

Treni mbante rreth 350 njerëz, tha departamenti.

Më shumë se 40 njerëz janë dërguar tashmë në spital dhe rreth 70 janë të bllokuar.

Rreth 100 njerëz u evakuuan nga katër karrocat e para të trenit, ndërsa karrocat pesë deri në tetë janë “deformuar” dhe është e vështirë të arrihet, shtoi ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>