Shkarkohet nga detyra ish Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka

Nga Exit News
Shkarkohet nga detyra ish Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Alma Hiçka.

Vendimi u dha të premten nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

KPK gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares Hiçka. Komisioni njoftoi se analiza financiare e nxirrte Hickën, me një bilanc negativ prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa ishin gjetur një sërë mospërputhjesh mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve për vetingun.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar me 31 mars, KPK relatoi sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Alma Hiçka ka qënë Avokate e Shtetit dhe prej 2018, ajo ushtron detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës.

Hiçka gjuthashtu është candidate për në Gjykatën e Lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>