Drejtuesi politik i PD-së në Lezhë, Mark Marku është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se:
“Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.”
Ai shprehet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të jetë larg takimeve elektorale për disa ditë.