PD ankimon vendimin për miratimin e fletës së votimit

Nga Exit News
PD ankimon vendimin për miratimin e fletës së votimit

Pas Partisë Socialiste, Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e KQZ për miratimin e fletës së votimit.

PD kërkon që fleta e votimit të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal.

Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese me anë të shortit të hedhur mesditën e sotme është caktuar Ledio Braho.

Të enjten, Partia Socialiste ankimoi në KAS vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për  fletën e  votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhje miratoi të mërkurën fletën zyrtare të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ ka rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra. Partia Demokratike në të kundërt kuronte një fletë votimit me emra.

Modeli i fletës ku përfshihet emër dhe mbiemër u propozua nga komisioneri Celibashi ne mbledhjen e paradites

Eridjan Salianji përfaqësuesi i PS në KQZ, tha se “fleta e votimit me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim”.

PS e kundërshtoi sepse për qarkun e Tiranës do të vendoset rreth 500 emra. Kjo do ta bënte të vështirë votimin dhe numërimin, tha Salianji. Gjithashtu PS argumentoi se kjo fletë votimi penalizon 10 subjekte politike që kanë vetëm vëzhgues. Ata nuk do të mund të numërojnë dot votën nga monitori

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>