Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar për pagesën e 111 milionë eurove dëmshpërblim për prishjen e kontratës për hidrocentralin e Kalivaçit, me kompaninë e Francesco Becchetit.
“Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe çdo qytetar e familje”, u shpreh Jorida Tabaku për PD-në.
Ajo u shpreh se ky vendim tregon se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet i kushton popullit.
“Çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës”, tha Tabaku në një njoftim për median, pas publikimit të vendimit.
“Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal”, u shpreh Tabaku.