Hollanda pezulloi përdorimin e AstraZenecës për personat nën 60 vjeç për shkak të rrezikut të mpikjes së gjakut.
Në një njoftim zyrtar, qeveria ka marrë të dhënat për shkaktime të trombozës dhe ulje të trompociteve jashtë niveleve normale, që kanë shkaktuar mpiksje të gjakut te gratë nga 25 deri në 65 vjeç.
Në Hollandë janë vaksinuar më shumë se 400 mijë qytetarë me AstraZeneca.
Hollanda është vendi i disatë që pezullon aplikimin e kësaj vaksine. Më herët, Gjermani, Franca kanë pezulluar përdorimin e saj tek personat mbi 55 vjeç.