Italia, Gjermania dhe Franca po shohin mundësinë e lidhejs së kontartave të vecanta me Rusinë për marrjen e vaksinës ruse Sputnik V. Kjo vaksinë ende nuk është miratuar për përdorim nga Agjensia Evropiane e Branave (EMA). Drejtuesit e 3 vendeve u shprehën se edhe nëse EMA nuk e miraton, ato do të përdorin vaksinën .
Ndërkohë, katër vende të tjera të BE-së, Hungaria, Sllovakia, Austria dhe Republika Çeke kanë nisur furnizimin me vaksinat ruse.
Hungaria ishte e para që lidhi marrëveshje me Rusinë dhe me Kinën për vaksinën e Sinovac.
Kancelari austriak Sebastian Kurz tha në fillim të kësaj jave se ai parashikon të porosisë 1 milion doza Sputnik V për javën e ardhshme.
Sllovakia po verifikon vaksinën ruse Sputnik V.
Agjencia e saj, për sigurinë e Barnave, SIDC, po vlerëson të dhënat e paraqitura, dhe pritte të vizitojë strukturën e prodhimit të vaksinës. Ndërkohë, Presidenti çek Miloš Zeman, u shpreh në favor të përdorimit të vaksinës ruse edhe pa miratimin e EMA-s.