Greqia ofron 330 milion € ndihmë shtesë për hapjen e restoranteve dhe bareve

Greqia ofron 330 milion € ndihmë shtesë për hapjen e restoranteve dhe bareve

Greqia do t’u ofrojë bareve dhe restoranteve, të bllokuar prej rreth një muaji, rreth 330 milion € fonde shtesë, për t’u atyre mundësuar rihapjen javët e ardhshme, thanë zyrtarët grek të enjten.

Më shumë se 70,000 restorante, bare dhe kafene janë mbyllur që nga nëntori, kur u vendos një izolim i rreptë për të përmbajtur valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Shoqatat e industrisë vlerësojnë se rreth një në pesë mund të mos jetë në gjendje të hapet përpara sezonit turistik veror.

Qëllimi ynë është i qartë … të rihapim bizneset tuaja sa më të qetë të jetë e mundur,” tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi me ministrat dhe përfaqësuesit e sektorit.

Çdo biznes do të përfitojë një grant deri në 100,000 euro, sipas kritereve specifike, për të trajtuar kostot e rihapjes, me paketën totale që arrin në 330 milion euro, tha ministria e financave në një deklaratë.

Zyrtarët qeveritarë thanë muajin e kaluar se restorantet mund të hapen në prill vonë përpara hapjes së planifikuar të sektorit të turizmit nga mesi i majit.

Sektori tashmë ka marrë 1 miliard euro nga shteti në kredi të lira dhe grante të tjera.

Ende duke u marr vetën nga kriza e një dekade të gjatë borxhi, Greqia është zhytur përsëri në recesion të thellë nga pandemia dhe shpresat për një rritje nga sezoni turistik jetësor i verës kanë pësuar goditje nga infeksionet në shtim në të gjithë Evropën.

Autoritetet greke lehtësuan disa masa izolimi të mërkurën për të lehtësuar lodhjen e njerëzve nga kufizimet e zgjatura, duke lejuar që dyqanet e vogla me pakicë të rihapen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>