Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 734 raste të reja me virus korona, sipas raportimit të ALSAT.
Njëkohësisht bëhet me dije se 35 persona kanë humbur jetën nga komplikimet në të gjithë vendin.
Ndërkohë, numri i të shëruarve gjatë këtij intervali kohor është 621 .
Vaksinimi masiv i popullsisë kundër Covid-19 në vend raportohet se do të fillojë zyrtarisht të hënën.