Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim përgëzoi miratimin e modelit të fletës së votimit.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan:
“Sapo ndoqa konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit- me erdhi shumë mirë të dëgjoja se është arritur dakortësia mbi modelin e fletës së votimit, në mënyrë që ajo të printohet në kohë për zgjedhjet e 25 prillit.”
Kim tha se SHBA-të mbështesin fuqishëm përpjekjet e KQZ-së për zbatimin e rregullave në mënyrë të ndershme, të drejta dhe transparente.