Ambasada e SHBA-ve shprehu mirënjohje për të gjithë mjekët e infermierët në ditën ndëkombëtare të shëndetësisë.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se në kët ëvit, kjo ditë merr më shumë vlerë për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve.
“7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme. Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19”.