Ndalimi i punës së Albcontrollit ka bllokuar ardhjen e vaksinave, të parashikuara për sot. Lajmin e dha Ministrja Balluku në një konferencë për shtyp pas dështimit të bisedimeve, të mërkurën.
Fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” do të pezullohen deri nesër, 8 prill, ora 10:00. Vendimi u morr pas dështimit të marrëveshjes mes Ministres së Transporti Balluku dhe punonjësve të Albcontrollit, për rritjen e pagës.
Ata njoftuan të martën se për shkak të situatës stresuese të krijuar nga rënia e të ardhurave nuk do të punojnë sot. Ministrja njoftoi se qeveria nuk ka asnjë lidhje me pagat e punonjësve të Albcontrollit. Pagat e tyre kanë rënë si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroport për shkak të pandemisë, sqaroi Balluku.