Kosova do të vaksinojë të enjten persona mbi 85-vjeç.
Lajmin e bëri me dije Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate.
Ministria tha se vaksinimi do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.
“Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën ‘1Tetori’”, thuhet në njoftim.
Njoftimi thekson se personat e kësaj grupmoshe do të kontaktohen për vaksinimit përmes telefonit. Ata duhet të regjistrohen në portalin ekosova.rks-gov.net fillimisht.