Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar dokumentacionin, kontratat e punës dhe grafikët e punës për 65 kontrollorët që me tre turne udhëhiqnin kontrollin në kullën e vrojtimit.
23 kontrollorët e shoqëruar të enjten në Polici, u liruan të premten. Ndërsa 3 të tjerë vazhdojnë ende të qendrojnë në Polici.
Aeroporti “Nënë Tereza” ka anulluar fluturimet e mëngjesit për në Itali, Dubai apo Beograd. Ndërkohë fluturimet e tjera ende nuk kanë një lajmërim nëse od të vijojnë normalisht ose do të anullohen.