Vaksina AstraZeneca ka nxitur diskutim në lidhje me shkaktimin e efekteve anësore të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit. Në një artikull të The Guardian, ekspertët shëndetësor britanik sqarojnë efektet anësore të vaksinës.
Efektet anësore më të shpeshta janë:
Mpiksje e rrallë gjaku në tru të quajtur trombozë e sinusit venoz cerebral (CVST). Për personat e pavaksinuar, kjo mund ndodhë në 15 deri në 16 raste për një milion njerëz në vit.
Kombinimi i CVST ose mpiksjeve të tjera të rralla të gjakut me ulje të rruazave të bardha të gjakut, dhe ndonjëherë prania e antitrupave të pazakontë.
Simptomat e vaksinës:
Agjencia britanike Rregullatore e Barnave (MHRA) tha se të vaksinuarit me AstraZeneca do të kenë dhimbje koke, shikim të paqartë, konfuzion ose kriza që ndodhin katër ditë ose më shumë pas vaksinimit.
MHRA gjithashtu theksoi se nëse personat kanë mungesë frymëmarrje, dhimbje gjoksi, dhimbje barku, ënjtje në këmbë dhe mavijosje të pazakontë të lëkurës duhet të konsultohen me një mjek.
Deri në 31 Mars, 79 raste të mpiksjes së gjakut të kombinuara me rruaza të bardha të ulëta, duke përfshirë edhe 19 raste vdekje, ndër 20 milion doza të injektuara me AstraZeneca, u raportuan në Britani.
britani njoftoi se 44 nga raportimet dhe 14 nga vdekjet kishin të bënin me CVST me një numër të ulët të trombociteve. Nga 19 vdekje, 11 ishin përsona nën moshën 50 vjeç dhe tre ishin në njerëz nën moshën 30 vjeç. Agjencia Evropiane e Barnave po shqyrton gjithashtu tre raste të tromboembolisë venoze të mpiksjes së gjakut nga vaksina Johnson & Johnson.
MHRA tha se mpiksjet e gjakut të kombinuara me trombocitet të ulëta mund të ndodhin natyrshëm tek njerëzit e pavaksinuar si dhe tek ata që kanë kaluar Covid. Ndërkohë theksoi se duhet ende shumë kërkime për të gjetur një lidhje mes AstraZenecës dhe mpikjes së gjakut.