Programi COVAX i OBSH dhe Aleancës së Vaksinave GAVI, ia ka dal të shpërndajë gati 38.4 milion vaksinave antiCOVID-19 në mbi 100 vende në gjashtë kontinente, raporton Reuters.
Rezultati vjen vetëm gjashtë javë pasi programi filloi furnizimin e vendeve me vaksina.
Aleanca GAVI/OBSH deklaroi se, pavarësisht problemeve me furnizimin e vaksinave dhe rritja e kërkesës në Indi, pritet që vaksinat të dorëzohen në të gjitha vendet që i kanë kërkuar ato në gjysmën e parë të 2021.
“Sipas parashikimit të fundit të furnizimit, COVAX pret të dorëzojë të paktën 2 miliardë doza vaksinash në 2021,” tha ai.
Gjithashtu, rezervat e vaksinave, momentalisht AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech, do të diversifikohen në muajt në vijim.