Aeroporti “Nënë Tereza” njoftoi se fluturimet do të rinisin nesër, 9 prill.
Oraret e fluturimeve do të vendosen dhe njoftohen nga kompanitë ajrore.
“Dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen nesër sipas orarit të mësipërm. Ju lutemi pasagjerëve të këtyre dy fluturimeve që të paraqiten nesër në TIA me të njëjtën biletë”, shkruhet në njoftim.
TIA sqaron se për afatin e tamponit Covid19, për personat e planifikuar për të udhëtuar sot, 8 prill, duhet të pyeten tek kompania ajrore.
“Në lidhje me afatin e tamponit, ju lutem kontaktoni kompanitë ajrore nëse do të pranojnë tamponin që keni bërë. Pranimi i tamponit, është subjekt i kompanive me të cilat fluturoni”, njofton TIA.