Sinopharm afër miratimit të vaksinës së tretë antiCovid në Kinë

Nga Exit News
Sinopharm afër miratimit të vaksinës së tretë antiCovid në Kinë

Një vaksine e tretë antiCovid e Sinopharm (CNBG) në Kinë ka marrë miratimin rregullator për të hyrw në fazën e testimit njerëzor, raporton Reuters.

Filiali shtetëror i Grupit Kombëtar Farmaceutik të Kinës (Sinopharm)  tha që prodhimi i vaksinës me proteina të kultivuara në fabrikë, nuk kërkon nivel të lartë  biosigurie.

Kjo nënkupton se vaksina e re mund të jetë më e lehtë për t’u prodhuar sesa dy vaksinat e para, që po përdoren për vaksinimin masiv të Kinës.

Më shumë se 10 vaksina të ndryshme po testohen nga shkencëtarë kinezë dhe janë në  faza të ndryshme të provave klinike.

Ndërkohë, katër vaksina janë miratuar për administrim: dy nga Sinopharm CNBG, një nga Sinovac Biotech dhe një nga CanSino Biologics.

Një vaksinë e pestë nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë Kineze të Shkencave, gjithashtu me bazë proteine, është miratuar për përdorim të kufizuar në kushtet e emergjencës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>