Personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike do të nisin vaksinimin kundër COVID-19 duke nisur nga dita e hënë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi të vaksinimit masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm.
Manastirliu tha se tashmë kemi nisur vaksinimin e grupmoshës mbi 65 vjeç dhe se procesi po ecën me ritme të shpejta.
Ministrja i bërë i thirrje qytetarëve mbi 60 vjeç të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.
Që prej fillimit të vaksinimit anti-COVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.
Shqipëria po vaksinon me vaksinat e AstraZeneca, Sinovac, Sputnik V dhe Pfizer.