Franca vendosi ndalimin e fluturimeve të brendshme për vendet e arritshme me tren për më pak se 90 minuta, raporton Reuters.
Ky vendim u morr për uljen e ndotjes së ajrit nga karboni i avionëve.
Kjo masë është pjesë e një plani të madh të Francës për uljen e përhapjes së karbonit me 40 përqind.
Lajmi erdhi, pas vendimit të qeverisë franceze për dhënien e 4 miliardë euro në ndihmë të kompanisë ajrore shtetërore Air France.