Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e 33 protestuesve, ndër ta edhe aktivistë të LVV, kundër hidrocentraleve në Mirditë, të dielën.
“Kërkojmë urgjentisht lirimin e aktivistëve Sindi Osmani, Agnesa Kastrati, Miranda Marku, Emanuela Kamshi, Martin Paci, Merita Marku, Luigj Vokrri, Abi Shehu, Ester Celami, Fatime Paja, Pjetër Gjergji e të tjerë që janë shoqëruar e që ende nuk kemi konfirmim për emrat”.
Ata e quajnë të paligjshëm arrestimin e aktivistëve të LVV-së. Në një njoftim për shtyp, LVV sqaroi se:
“Me ftesën e banorëve të fshatit kanë marrë pjesë edhe disa aktivistë, bashkë me kandidatin e pavarur për Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehun.
“Pas përfundimit të protestës, pasi janë nisur me automjete drejt Lezhës, policia ka ndaluar disa aktivistë, dhe i ka shoqëruar drejt komisariatit në Lezh”.
LVV akuzoi qeverinë për fitim të padrejtë në kurriz të “mjedisit, trashëgimisë kulturore, hapësirave publike, pronës së përbashkët”.