Plagosja e dy policëve në Mamurras, shpallet në kërkim një person

Nga Exit News
Plagosja e dy policëve në Mamurras, shpallet në kërkim një person

Dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj u plagosën në Mamurras, nga ty persona të cilët kanë refuzuar që policët t’i kontrollonin.

ABC raporton se njëri prej autorëve, i cili është plagosur po ashtu edhe vet, është i afër me ish deputetin e PD Mhill Fufi dhe është shpallur në kërkim.

Autori që plagosi dy policët është identifikuar si Nikollë Vorfi, por me mbiemrin e ndryshuar njihej edhe si Nikollë Fufi.

Konflikti mes policëve dhe të rinjve që qëlluan me armë drejt policëve ka nisur pasi policia ka kërkuar të kontrolloj makinën e tyre.

Ata nuk kanë pranuar dhe për të ndaluar policët kanë qëlluar me armë. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka shpërndarë te dhënat e tyre jo vetëm në Mamurras ku ndodhi ngjarja por edhe ne qytete të tjera në mënyrë që të kap autorët.

Policia njoftoi se janë shoqëruar 7 persona në lidhje me këtë ngjarje, dy prej tyre dyshohet të jenë autorët e plagosjes së policëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>