Norvegjia do të lehtësojë masat kufizuese kundër koronavirusit nga e premtja, të cilat përfshijnë heqjen e ndalesës për shitje të alkoolit, që është vendosur para Festës së Pashkëve, njoftoi kryeministrja Erna Solberg të martën.
Restorantet dhe baret mund të nisin shitjen e alkoolit për konsumatorët që porosinin ushqim deri në orën 22:00.
Organizimet sportive dhe ato kulturore për fëmijë dhe të rinj mund të zhvillohen me audiencë deri në 50 persona ose deri në 600, nëse ato zhvillohen në ambiente të jashtme.
Vendimi për hapjen e shkollave dhe kopshteve për fëmijë do të merret në nivel lokal, për shkak të numrit të ndryshëm të rasteve.