Kompania e produkteve të lluksit Luis Vuitton, LVMH ka kapur nivelet e para pandemisë, në fillim të vitit 2021, për të ardhurat nga shitjet.
Aksionet e kompanisë u rritën me me 2.7%, nivel record, duke e krahasuar me kompanitë e tjera të njëjta si Kering dhe Hermes, raporton Reuters.
Aksionet e LVMH u rritën pasi kompania më e madhe e mallrave luksoze në botë publikoi shifrat e shitjeve. Kompania kishte kaluar të ardhurat e vitit 2019, gjatë 3-mujorit të parë të 2021.
Të ardhurat e kompanisë u rritën pas blerjes së komapnisë amerikane të bizhuterive Tiffany.