Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka sqaruar në Twitter deklaratën e saj duke iu kundërpërgjigjur analistit Artur Zheji.
“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, tha Kim.
Zheji komentoj deklaratat e ambasadoren Yuri Kim të mërkurën në emisionin “Pikat mbi i”.
Zheji tha se Kim u shpreh se amerikanët nuk duan kasta të forta në Ballkan. Ai i interpretoi deklaratat e ambasadores si një kërkesë ndaj popullit për ndryshim në 25 prill.
Por ambasadorja ka thënë se nuk mbështet asnjë parti.