Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të shpallet më datën 26 prill në orën 08:00. Vendimi u morr nga Komisioni Rregullator në mbledhjen e të mërkurës.
Më përpara afati i publikimit të rezultatit të zgjedhjeve ishte mesnata e së nesërmes së ditës së votimit.
“Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, u vendos në mbledhjet e sotme.